Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abelard Tahiri: Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Abelard Tahiri: Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm për rikthimin e PDK-së në krye të skenës politike në vend.

“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për Kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka shkruar Tahiri.