Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Qëndrimi pasiv i Memli Krasniqit ndaj Albin Kurtit dhe gabimet në zgjedhjet lokale nuk lanë asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes

Kasolli: Qëndrimi pasiv i Memli Krasniqit ndaj Albin Kurtit dhe gabimet në zgjedhjet lokale nuk lanë asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes

Analisti politik, Afrim Kasolli, ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se ky vendim ishte i pritshëm dhe i domosdoshëm për shkak të rrethanave politike dhe dështimeve të partisë në zgjedhjet lokale.

Në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, Kasolli ka thënë se “kishte ditë që qarkullonin këto spekulime se pritet një lëvizje e tillë në subjektin e dytë parlamentar. Flitej se po përgatitej të jepte dorëheqje, mirëpo për shkak të rrethanave ku ende nuk ka përfunduar procesi i zgjedhjeve lokale, se nuk janë çertifikuar ende në qytetin kryesor në Kosovë, në atë të Mitrovicës, ka ende një mjegullnajë të madhe”.

Ai shtoi se “sipas të gjitha gjasave, dukej se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër në horizont për krijimin e një qeverie të re nga ky kuvend, pra ishte befasi vetëm për shkak të rrethanave politike specifike në të cilat gjendet vendi. Edhe vetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila duhet të jetë mbartsja kryesore politike, e qartësive sidomos të mjegullnajave në qytetin e Mitrovicës, sepse ajo nuk mjafton vetëm më procedura ligjore të adresohen, por duhet edhe politikisht të argumentohet, të zhvillohet një betejë serioze politike të mirëfilltë nëse dëshirojnë të ballafaqohen me Lëvizjen Vetëvendosje për ta diskredituar fitoren e saj edhe në aspektin politik”.

Kasolli theksoi se “aktualisht është e vërtetë kemi të dhëna publikë, dyshime se ka pasur proces të lënduar zgjedhor në atë qytet, por tani kjo duhet të ngritet në diskurs politik nga PDK dhe të argumentohet se si VV, në emër të çlirimit të madh po e cenon pikërisht demokracinë, që është shumë më e rëndësishme se sa kjo retorikë populiste që e ndjek ky subjekt politik. Dhe, ai u dorëzua në këtë moment vendimtar për këtë subjekt”.

Sipas tij, vendimi i Memli Krasniqit ishte i pritshëm dhe i nevojshëm.

“Ky vendim i tij ka qenë i pritur, i domosdoshëm nga ana e tij, por marrë parasysh edhe zhvillimet tjera politike që e kanë karakterizuar këtë subjekt politik të cilin e impenjojnë si përgjegjësi, nuk po them se është i vetmi, por si njëri ndër përgjegjësit kryesor me disa dështimet të këtij subjekti, veçanërisht në zgjedhje lokale. Gjatë dorëheqjes, ai përdori vetëm terma abstraktë, ku në njëfarë mënyre ai e justifikoi dorëheqjen e saj dhe shprehi natyrisht preferencën e saj se cili duhet të jetë kryetari i ardhshëm i këtij subjekti, e që kjo është legjitime”.

Kasolli shtoi më tej se PDK duhet të rikthejë demokracinë e brendshme dhe të mos vazhdojë me praktika të improvizuara.

“Një subjekt i cili nuk i mban zgjedhjet e brendshme nëpër të gjitha hallkat, atëherë do të ishte hipokrite nga ana ime, që një kryetar i cili pasohet dhe zgjedhet në të njëjtën mënyrë, siç është zgjedhur Memli Krasniqi, e ta konsiderojë këtë legjitim dhe demokratik. Edhe kush do që do të zgjedhjet kryetar, e lëndon këtë subjekt sepse me konventa të improvizuara nuk mund të kalon këto defekte të mëdhaja”.

Në fund, Kasolli theksoi se “qëndrimi pasiv i tij ndaj Albin Kurtit dhe gabimet e tij në zgjedhjet lokale nuk lanë asnjë alternativë tjetër, nuk lanë asnjë shteg tjetër përveç se për ta dorëzuar stafetën tek një personalitet tjetër”.