Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vlora Çitaku pas kandidimit të Bedri Hamzës: “Së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”

Vlora Çitaku pas kandidimit të Bedri Hamzës: “Së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës së Bedri Hamzës për kryetar të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka shprehur mbështetjen e saj për Hamzën, duke theksuar se PDK po hyn në një kapitull të ri të fitoreve.

“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Çitaku, duke e shoqëruar reagimin me postimin njoftues të Hamzës për kandidaturën.