Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një reagimi ka njoftuar se për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, Shërbimet e dializës nuk janë ndalur.
Sipas njoftimit, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.
Teksa thuhet se për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.
“ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet tutje.