Tre persona janë arrestuar sonte në Prishtinë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.
Siç njofton Policia, të arrestuarit janë: A.H. (mashkull, 44 vjeç), E.I. (mashkull, 32 vjeç) dhe A.Z. (mashkull, 25 vjeç).
Puna hetimore ka vazhduar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, i cili ka mbledhur dëshmi për rreth 10 raste, ku dyshohet se personat e dyshuar janë të përfshirë.
Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të dyshuara si të përfituara nga këto vepra penale, të cilat pas përfundimit të procedurave do t’ju rikthehen pronarëve.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.