Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Burjani për dorëheqjen e Memli Krasniqit: “PDK është pronë e Kadrisë dhe Hashimit, kushdo që vjen në krye nuk ka duart e lira”

Burjani për dorëheqjen e Memli Krasniqit: “PDK është pronë e Kadrisë dhe Hashimit, kushdo që vjen në krye nuk ka duart e lira”

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, analisti politik Blerim Burjani ka komentuar këtë zhvillim në një përgjigje për TV Arbëria.

Burjani tha se dorëheqja e Krasniqit është rezultat i shumë fjalëve dhe definimeve që janë dhënë për të si politikan, duke theksuar se ai nuk ka pasur kurrë hapësirë të plotë për të marrë vendime të pavarura.

Memli ka dhënë dorëheqje si rezultat i shumë fjalëve dhe definimeve për të si politikan, megjithatë ai e kreu punën e vet me direktiva pa kanë vetja e tij asnjëherë. Nuk ka pas duart e lira që të nxjerr vendime”, tha Burjani.

Ai shtoi se kushdo që do të vijë në krye të PDK-së do të përballet me të njëjtin realitet, pasi sipas tij, ky subjekt politik mbetet nën ndikimin e figurave themeluese të tij.

Kush të vjen në krye të PDK do të jetë njëjtë, ky subjekt është pronë e Kadrisë dhe Hashimit. Në mungesë të tyre, këta të gjithë emërtohen të përkohshëm”, u shpreh Burjani.

Analisti politik theksoi se për këtë arsye, nuk pret që në të ardhmen PDK të ketë një lider të pavarur e të fuqishëm.

Nuk besoj se PDK do të ketë ndonjë lider që do të mendoj vet, de do të ketë autoritet të plotë të pa kontestueshëm për të nxjerr vendime të mëdha dhe të pakontestueshme”, tha ai.

Në fund, Burjani vlerësoi se dorëheqja e Krasniqit nuk duhet parë si një ndryshim i madh në strukturën e partisë, duke përmendur edhe ndarjet e brendshme që kanë ekzistuar prej kohësh.

Pra dorëheqja e Memlit nuk duhet të kuptohet se diçka e madhe ka ndodh në këtë parti, kur të gjithë e dinë se ai ka pas një autoritet formal për shkak se është në krye të partisë, përderisa disa figura të kësaj partie kanë qenë xheloz pse u bë kryetar një prishtinali në parti të Drenicës”, përfundoi Burjani.