Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Kurrë nuk është vonë, gjyshja nga SHBA-të diplomon 71 vite pasi u regjistrua për herë të parë në fakultet

Kurrë nuk është vonë, gjyshja nga SHBA-të diplomon 71 vite pasi u regjistrua për herë të parë në fakultet

Një gjyshe nga Shtetet e Bashkuara në moshën 90-vjeçare më në fund ka arritur të marrë në dorën e saj diplomën, 71 vite pasi për herë të parë u regjistrua në fakultet.

Joyce DeFauw, më pas Joyce Viola Kane, filloi vitin e parë në Universitetin Northern Illinois në vitin 1951, me planin që të marrë diplomën në fushën e ekonomisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, këto plane ndryshuan kur DeFauw njohu bashkëshortin e saj të parë në kishë, tha ajo për CNN.

“Kam shkuar në shkollë tre vite e gjysmë, por vendosa të heq dorë pasi u njoha me të”, tha Joyce.

Bashkëshorti i saj quhej Don Freeman. Ata dy u martuan në vitin 1955, arritën të sjellin në jetë tre fëmijë para se Freeman të ndërronte jetë – duke e lënë të ve për pesë vite.

DeFauw në fund u martua sërish me burrin e dytë, Roy DeFauw. Së bashku sollën në jetë gjashtë fëmijë, përfshirë dy herë binjakë.

Me kalimin e viteve familja e saj u zgjeruar, e tani ka 17 nipa dhe 24 stërnipa. Në vitin 2019, DeFauw shfaqi interesim për fakultetin që e kishte braktisur shumë vite më parë.

“Ndoshta e kam përmendur që jam e shqetësuar që nuk e kam përfunduar shkollimin dhe fëmijët e mi më inkurajuan që të rikthehem”, tha ajo pasi u regjistrua sërish në Universitet dhe filloi të ndjek ligjëratat.

Anëtarët e familjes ishin mbështetësit më të mëdhenj, e në vend se të ecë deri në kampus, ajo i ndoqi nga dhoma e saj – pra online.

“Ishte kompjuteri im i parë”, tha DeFauw, duke shtuar “se fëmijët është dashur ta mësojnë që ta përdorë”.

 

 

Themes by WordPress