Ka vdekur ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Metë Fazli Nimani. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Gjakovë.
Sipas njoftimit, homazhet dhe mbledhja komemorative për nder të të ndjerit do të zhvillohen nesër në orën 12:00, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Varrimi i Metë Fazli Nimani do të bëhet poashtu nesër, më 13 nëntor.