Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dorëheqjet janë pjekuri demokratike

Dorëheqjet janë pjekuri demokratike

Shkruan: Agron Hoti
Në historinë e pasluftës së Kosovës Fatmir Rexhepi nga LDK e mbante dhe vazhdon ta mbajë bajrakun e dorëheqjes nga pozita e Ministrit të Brendshëm kur në vitin 2007 policia rumune në kuadër të UNMIK-ut pati vrarë dy aktivistë të VV-së. Që nga ajo kohë nuk mbaj mend më ndonjë ministër tjetër të ketë dhënë dorëheqje, pa marrë parasysh aferave që mund t’u kenë ndodhur.
– Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Avdullah Hoti kanë dhënë dorëheqje pasi kushtetuesja kishte konsideruar shkelje;
– Rugova e Thaçi kishin hequr dorë nga pozita e Kryeministrit për hir të procesit dhe të ardhmes së vendit;
– Visar Imeri kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i VV-së në janar 2018;
– Për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor në zgjedhjet e shkurtit 2021 Isa Mustafa pati dhënë dorëheqje nga drejtimi i LDK-së;
– Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj patën dhënë dorëheqje nga drejtimi i shtetit dhe partive për të bashkëpunuar me Hagën për pretendimet e ngritura ndaj tyre;
– Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e vitit 2021 Enver Hoxhaj pati dhënë dorëheqje nga drejtimi i PDK-së;
– Për shkak të po ashtu rezultatit të dobët zgjedhor në zgjedhjet këtij viti dha dorëheqje nga drejtimi i PDK-së edhe Memli Krasniqi;
– Ndërkohë pushteti aktual në largim nuk e ka njohur institucionin e dorëheqjes pavarësisht aferave të shumta dhe numrit më të madh se çdokush tjetër të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore.
Sa më shumë që rritet numri i dorëheqjeve dhe tërheqjeve politike nga shumica e subjekteve politike për t’u hapur, kështu, rrugë proceseve partiake dhe shtetërore, përbën shembull të mirë për demokracinë.