Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të partisë Memli Krasniqi, duke e falënderuar Krasniqin për punët që ai i ka bërë.
“Gjatë kësaj kohe, PDK doli dy herë partia më e votuar në zgjedhjet lokale dhe arriti të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një vizioni të qartë dhe një kulture të re politike. Në zgjedhjet parlamentare, me propozimin e Bedri Hamzës për kryeministër, Memli dëshmoi se politika mund të bëhet me seriozitet, qetësi dhe me plane të ndërtuara për të ardhmen”, shkroi Tahiri ndër tjerash.