Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.
Kandidati i LVV-së, Faton Peci, është zgjedhur kryetar i ri i kësaj komune me 53.44 për qind.
Peci është shpallur fitues pas triumfit me 2 mijë e 293 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Arian Tahiri.