Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshime për shpërthim në një shkollë në Fushë Kosovë

Dyshime për shpërthim në një shkollë në Fushë Kosovë

Para disa minutash, organet e rendit kanë pranuar një informatë për dyshimet se ka pasur një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën” – ka thënë Ahmeti më 12.11.2025.