Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Dyshimet për parregullësi në Mitrovicë, Kasolli: Nëse vetëm një votë është prekur, votimi duhet të përsëritet – institucionet ta trajtojnë rastin me urgjencë

Dyshimet për parregullësi në Mitrovicë, Kasolli: Nëse vetëm një votë është prekur, votimi duhet të përsëritet – institucionet ta trajtojnë rastin me urgjencë

Në emisionin Arb Debat me Rid Berisha, analisti politik Afrim Kasolli ka folur rreth aktualitetit politik në Kosovë, dyshimeve të mundshme në Mitrovicë, rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe çështjeve të tjera politike.

Dyshimet për parregullësi në Mitrovicë, Kasolli: Nëse vetëm një votë është prekur, votimi duhet të përsëritet – institucionet ta trajtojnë rastin me urgjencë

Kasolli thekson se me patjetër duhet të ripërsëritet votimi në komunën e Mitrovicës, nëse vetëm edhe një votë është keqpërdorur.

“Institucionet kompetente me urgjencë ta trajtojnë këtë çështje, sepse jo 20 vota, por vetëm edhe një votë është prekur. Jam idhtar i ripërsëritjes së votimit, nuk guxon në demokraci vota e asnjë qytetari të cenohet.”

“Arsyetimi i KQZ-së ishte jo bindës, gabim teknik.”, thekson Kasolli.

Ai tutje shton pikëpyetje se pse pikërisht në komunën e Mitrovicës ndodhën këto zhvillime.

“Dyshimet shtohen se pse pikërisht në Mitrovicë ndodhën këto ‘gabime teknike’.”

Gjatë analizës, Kasolli flet edhe për rezultatet e partive politike në zgjedhjet lokale, deklaron se VV ka dalë me rezultate të mira sipas tij.

“LVV i mbrojti katër komunat e qeverisura gjatë këtij mandati dhe i shtoi edhe tri të tjera, duke i fituar 7 komuna. Në këtë drejtim, trendi i shtrirjes së ndikimit politik në nivelin lokal shihet që është pozitiv.”

LDK ra nga 9 komuna në 7 komuna. PDK i humbi dy komuna dhe është tash partia e tretë me qeverisjen në nivelin komunal.”

“Në kuptimin politik, fituesja e zgjedhjeve lokale është Vetëvendosja”. /TV Arbëria