Pas ndaljes së përkohshme të procesit për shkak të dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime, në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë ka filluar sërish numërimi i votave.
Vendimi për rifillimin është marrë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila ka lejuar vazhdimin e procesit pas verifikimeve fillestare.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë paralelisht, ndërsa KQZ-ja ka konfirmuar se numërimi po zhvillohet nën mbikëqyrje të afërt për të garantuar transparencë dhe rregullsi. /TV Arbëria