Shkruan: Afrim Kasolli
Ashtu sikur çdo herë për zgjedhjet lokale, edhe në këto te fundit,kandidatët që nuk e fitonin në raundin e parë këtë garë, nuk kanë nguruar të bëjnë kolacione paraprake me partitë tjera që dështuan të jenë pjesë e balotazhit.
Një pazar i njohur ky politik, për ta grabitur cdo votë të mundshme në betejën finale.
Mirëpo, të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë dëshmuar se baza e gjerë elektorale partiake nuk i nënshtrohet me automoatizëm marrëveshjeve politike ndëmrjet liderëve lokalë. Ajo nuk operon sipas një inercioni mekanik. Përkundrazi, shpeshherë mund të ketë edhe efekt të kundërt.
Ndër rastet me të njohura të këtij paradoksi mbetet qyteti i Gjilanit dhe i Mitrovicës së Jugut. Në rrethin e parë të votimeve kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të Komunës në këtë qytet Arbër Ismaili, ia kishte dalur t’i siguronte vetëm nga partia e tij, 15.332 vota. I njëjti për balotazh kishte bërë marrëvëshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Mirëpo, ditën e diel, ai i mori vetëm 14.203 vota. Pra jo vetëm që nuk i është shtuar asnjë votë nga dy subjektet e tjera politike në atë komunë, por i ka humbur edhe disa të tilla nga vetë subjekti i tij politik.
Një situatë e ngjashme ka nodhur edhe në qytetin e Mitrovicës së Jugut. Kanditati i Partisë Demokratike të Kosovës Arian Tahiri, në rrethin e parë të votimeve i kishte grumbulluar, 15, 708 vota. Me qëllim që të ketë sa më shumë sukses për balotazh kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendsosje, Faton Peci, kishte nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Por po ashtu edhe ky kandidat jo vetëm që nuk e siguroi asnjë votë nga këto subjekte politike, por atij i mungojnë edhe votat paraprake te PDK-së nga raundi i parë. Aktualisht (nëse nuk ndërron gjendja në ndërkohë për shkak të një hallakame) që është duke u zhvilluar në atë qytet, Arian Tahiri i ka vetëm 15.522 vota.
Një dëshmi tjetër kjo, se si kolacionet për balotazh jo vetëm që nuk e kanë ngritur potencen elektorale të kandidatëve të caktuar, por përkundrazi e kanë tkurrur edhe atë që ekizitonte para nënshkrimit të tyre..