Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar të gjithë për besimin dhe përkrahjen në garën për të parin e komunës.
“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.”
Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit të qytetarëve.
Tahiri ka uruar kundërkandidatin Faton Peci duke i uruar suksese në punën e tij për Mitrovicën.
“Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë. Faleminderit!”