Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > FSK me 15 nëntor realizon stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

FSK me 15 nëntor realizon stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë një plan të stërvitjes më 15 nëntor në zonën e Gërmisë.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

 

 

Njoftim për qytetarët

Te dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Faleminderit për mirëkuptimin!