Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Afrim Kasolli: Nëse VV humb në Prishtinë e Mitrovicë, do të jetë goditje e madhe për Kurtin

Afrim Kasolli: Nëse VV humb në Prishtinë e Mitrovicë, do të jetë goditje e madhe për Kurtin

Analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në balotazhin për kryetarë komunash, veçanërisht në Prishtinë dhe Mitrovicë të Jugut, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në perceptimin e fuqisë politike të partisë në pushtet.

Në një prononcim për Arbëria TV, Kasolli theksoi se qytetarët e Kosovës i drejtohen pushtetit lokal për shumicën e kërkesave dhe problemeve të tyre, duke e bërë këtë nivel të qeverisjes jetik për performancën politike të subjekteve.

“Adresa e parë e qytetarëve për çdo ankesë është pushteti lokal,” tha Kasolli, duke theksuar rëndësinë e komunave si hallka e parë e shërbimeve publike.

Sipas tij, rezultati i Vetëvendosjes në dy qendrat kryesore urbane do të jetë një test serioz për lidershipin e Albin Kurtit.

“Nëse VV nuk arrin t’i maksimalizojë votat në Prishtinë dhe Mitrovicë, është një goditje e madhe, sepse në këto dy qendra, lideri i VV-së, Kurti, i ka kandiduar dy eksponentë të kabinetit qeveritar,” u shpreh Kasolli.