Në Fakulteti Juridik tashmë ka votuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
“Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre”, tha Kurti.