Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në balotazhin e sotëm.
Ai ka hedhur votën në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Radoniqi ka apeluar për respektim të rregullave dhe rendit në votimet e sotme.
“Me këtë rast bëj apel që të respektohen rregullat e KQZ dhe ligji i zgjedhjeve”, ka thënë ai.
“Se çka ndodhë në realitet në ditën e zgjedhjeve do të mbetet nën administrimin e KKZ-së”, ka thënë Radoniqi, duke shtuar se jo çdo kush ka të drejtë të votojë me asistencë.