Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Analist politik parashikon balotazhin në Kosovë: LDK, PDK dhe AAK me gjasa më të mëdha për fitore

Analist politik parashikon balotazhin në Kosovë: LDK, PDK dhe AAK me gjasa më të mëdha për fitore

Analisti politik Blerim Burjani ka komentuar për TV Arberia dinamikën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sipas tij, fitorja në balotazh varet shumë nga distanca e votave në raundin e parë dhe nga koalicionet që mund të formohen në raundin e dytë.

Së pari, në balotazh, kandidati që ka fituar në raundin e parë me një diferencë mbi 1,200 vota mund të jetë fitues, por kjo mund të rrezohet nëse kandidati i dalë i dyti krijon koalicion me partitë që nuk kanë fituar dhe i mblidhen votat. Pra, gjithçka varet nga distanca e votave dhe marrëveshjet për koalicione”, tha Burjani.

Ai vlerësoi se partitë më të favorizuara për të fituar komuna në raundin e dytë janë LDK, PDK dhe AAK, duke shtuar se VV nuk pritet të fitojë më shumë se 3-4 komuna. Sa i përket surprizave në komunat e mëdha, Burjani tha se nuk pret ndryshime të mëdha në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, por gjithmonë mbetet mundësia për ndonjë befasi në rast të koalicioneve të papritura.

Analisti përfundoi duke theksuar se balotazhi është një proces i paparashikueshëm dhe çdo marrëveshje në raundin e dytë mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.