Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qetësia “elektorale” para “stuhisë” pas zgjedhore

Qetësia “elektorale” para “stuhisë” pas zgjedhore

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Këto dy ditë i ngjajnë një qetësie para stuhisë. Nëse fiton Albin Kurti, si ditën e nesërme, ashtu edhe në zgjedhjet nacionale, sipas projeksioneve të tij, Kosova do te jete stabile, por gjithnje e me pak demokratike.

Partite opozitare do ta vazhdojne ate avaz që kemi pasur rastin ta shohim gjate mandatit të kaluar ku me shumë do te jenë në një luftë brenda llojit, sesa kundër pushtetit te Albinit Kurtit. Beteja kryesore e grupeve te brendshme te tyre do te jetë se si ta gëzojnë nje vend të privilegjuar brenda skemes hegjemonike të lejuar nga partia shtet. Opozita do të shërbejë vetëm si dekor i demokracisë.

Po ashtu edhe insitucionet juridike do te dobesohen gradulalisht. Sidoqoftë, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk i siguron votat e synuara shteti do te jete me pak stabil, por me mundësi te ringjalljes se vibracionit demokratik.

Në këtë mënyrë do të përçohet mesazhi se 9 shkurti nuk ishte aksident, por trend i pandalshëm i cili në fund do të rezultojë me tkurrjen serioze elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje. Subjketet alternative do të pershkohen nga ethet e triumfit politik, që do të ndodh pashmangshëm. Mbase ka gjasa të jenë më aktive në rezistencë ndaj Albin Kurtit. Atëherë do të shpërndahen qendrat e pushtetit politik.

Ky skenar ndonëse potencialisht e krijon terrenin për ringjallje të frymës aktive demokratike, megjithatë nuk është e domosdoshme që të tregohet efikas. Madje, ekziston rreziku qe të shënojë prapakthim. Sepse në mungese të një fronti unik mund të fragmentarizohet. Te përfshihet nga kaosi. Dhe ta bëjë edhe më të nevojshme rishfaqjen e “Perandorit” si parakusht per funksionim te shtetit dhe shoqërisë.

Prandaj, Kosova e ka me jetike se kurrë më parë, se çfarë opozite do të ketë në këtë periudhë delikate historike për t’u ballafuar me atë që mund të jetë fitimtar, por jo i kënaqur me bilancin.