Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: “Kurti humbjet kombëtare të shqiptarëve po i quan fitore”

Qëndrim Kryeziu: “Kurti humbjet kombëtare të shqiptarëve po i quan fitore”

Biznesmeni Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Në një postim publik, Kryeziu ka kritikuar Kurtin për, siç tha ai, “relativizimin e një humbjeje kombëtare të shqiptarëve”.

Pas 13 viteve, shqiptarët e humbën Uskanen Ilire, Kërçovën e sotme. Dhe këtë humbje kombëtare Albin Kurti e quan fitore. Mbase për të, humbjet e shqiptarëve janë suksese personale”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka akuzuar gjithashtu bashkëpunëtorët politikë të Kurtit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se “kalimi i këtij qyteti antik shqiptar në duart e serbo-sllavëve u bë i mundur edhe nga votat e shokëve të Albinit, Bilallit e Izetit”.

Sipas tij, ekzistojnë dyshime se mbështetja që mori partia VMRO-DPMNE në Luboten “erdhi si pasojë e orientimit të votës shqiptare nga VLEN-i për këtë parti, pikërisht në vendbanimin ku kishte ndodhur masakra më e madhe kundër popullsisë civile shqiptare gjatë luftës së vitit 2001”.

Kryeziu ka theksuar se “këto ndryshime Albin Kurti i quan edhe si ndryshim drejt rrugës evropiane të shtetit fqinj”, ndërkohë që kujton se “Parlamenti Evropian kohë më parë ishte shprehur i shqetësuar për ndikimin gjithnjë e më të madh të botës serbe në Maqedoninë e Veriut”.

Në përfundim të reagimit të tij, biznesmeni ka bërë thirrje për reflektim në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Mjaftojnë këto fakte që qytetarët e Kosovës ta kenë të qartë se për kë duhet të votojnë ditën e diel. Vota për Albin Kurtin nuk po del asgjë tjetër pos votë për forcimin e Serbisë”, ka përfunduar Kryeziu.