Pas 13 viteve Shqiptarët e humbën Uskanen Ilire, Kërçoven e sotme. Dhe këtë humbje kombëtare Albin Kurti e quan fitore. Mbase për të humbjet e Shqiptarëve janë suksese përsonale.
Kalimi i këtij qyteti antik Shqiptar në duart e serbo sllavëve u bë i mundur edhe nga votat e shokëve të Albinit, Billalit e Izetit.
Për më shumë ekzistojnë dyshime se edhe mbështetja që mori VMRO-DPME në Luboten, erdhi si pasojë e orientimit të votës Shqiptare nga VLENI për këtë parti, pikërisht në vendbanimin ku kishte ndodhur maskara më e madhe kundër popullsisë civile shqiptare gjatë luftes së vitit 2001.
Këto ndryshime Albin Kurti i quan edhe si ndryshim drejt rrugës evropiane të shtetit fqinj. Kurse kohe më parë Parlamenti Evropian nëpërmjet një rezolute ishte shprehur i shqetësuar për ndikimin gjithnjë e më të madhë të botës serbe në Maqedoni të Veriut. Sot thuajse ky shtet dhe Serbia nuk dallojnë asgjë ndërmjet vete.
Mjaftojnë këto fakte që qytetarët e Kosovës ta kenë të qartë se për kë duhet të votojnë ditën e diel. Vota per Albin Kurtin nuk po del asgje tjeter pos vote për forcimin e Serbise.