Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Faleminderit luan i Llapit” – Lladrovci merr dhuratë dhe paralajmëron padi për shpifje ndaj Lirim Mehmetajt

“Faleminderit luan i Llapit” – Lladrovci merr dhuratë dhe paralajmëron padi për shpifje ndaj Lirim Mehmetajt

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një postim në rrjetet sociale pas një dite të ngarkuar me angazhime, duke ndarë një moment simbolik dhe një paralajmërim ligjor.

“Pas një dite përplot angazhim, po e përmbylli me foton e pranimit të dhuratës nga Faton Maqani. Faleminderit luan i Llapit!” – ka shkruar Lladrovci, duke ndarë fotografinë e dhuratës që ka marrë nga një qytetar nga Podujeva.

Në të njëjtin postim, Lladrovci është ndalur edhe te një çështje që ka marrë vëmendje ditëve të fundit, duke paralajmëruar veprim ligjor ndaj një personi që, sipas tij, ka shpifur publikisht.

“E për takimin që nuk ka ngjarë me Donikën, padia për shpifje do të ushtrohet të hënën kundër Lirim Mehmetajt, duke përfshirë komentet fyese. Shpifja dhe fyerja janë të dënueshme,” ka shkruar kryetari i Drenasit.