Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shala: Kurti po përdor veriun si kartë nacionaliste për të ruajtur elektoratin

Shala: Kurti po përdor veriun si kartë nacionaliste për të ruajtur elektoratin

Gazetari dhe opinionisti Mentor Shala, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në Televizionin Arbëria, ka komentuar përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet lokale, duke theksuar se angazhimi i tij është më i madh se në zgjedhjet e kaluara.

“Kurti në këto zgjedhje lokale është jashtëzakonisht i angazhuar, edhe nëse e krahasojmë me zgjedhjet e kaluara lokale, ku në fakt ai e pësoi një disfatë të madhe në të gjithë komunat, kësaj radhe është shumë i angazhuar edhe i ka shumë arsye”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, gjatë mandatit të tij katërvjeçar, Kurti ka tentuar të ruajë elektoratin përmes veprimeve në pjesën veriore të Mitrovicës. “Gjatë këtij pushteti katërvjeçar, Kurti ka tentuar dhe ka arritur deri në një masë të madhe që përmes veprimeve që i ka bërë në pjesën veriore të Mitrovicës me ruajt elektoratin e tij,” tha ai.

Shala e kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke e cilësuar si të dështuar në çdo fushë.

Nëse nisemi nga qeverisja e tij katërvjeçare, ai ka pasur një dështim total në të gjithë sferat qeverisëse. Një qeveri që s’ka bërë asgjë në asnjë segment të jetës në Kosovë, ata janë përfshirë në shumë afera të ndryshme, pothuajse secili digaster ministror ka qenë i përfshirë në afera”, tha ai.

Sipas Shalës, Kurti ka shfrytëzuar çështjen e veriut si mjet politik për përfitime elektorale.

Atij i pati mbetur vetëm veriu si një levë në dorën e tij, të cilin e përdorte në veprime që i kanë bërë dëm Kosovës. Ai e përdori veriun për të nxjerrë kartën nacionaliste, sikur ta kishte ‘çliruar’ atë, kur në fakt nga ato veprime kemi marrë sanksione dhe dhjetëra dëme të tjera”, theksoi ai.

Tutje, Mentor Shala tha se “Kurti e di shumë mirë kur t’i duhet karta nacionaliste – e përdor atë për të forcuar veten politikisht, jo për interesin e vendit”.