Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Votër me Valin” në Shishtavec – fshati ku patatja dhe thekra mbajnë gjallë jetën, por rinia ikën në gurbet

“Votër me Valin” në Shishtavec – fshati ku patatja dhe thekra mbajnë gjallë jetën, por rinia ikën në gurbet

Emisioni “Votra me Valin” këtë herë ka udhëtuar në veri të Shqipërisë, në fshatin malor Shishtavec të Kukësit, i njohur për kultivimin e patates dhe thekrës. Banorët e këtij fshati jetojnë kryesisht nga bujqësia, ndërsa patatja mbetet produkti kryesor që u siguron të ardhura dhe mbijetesë.

Në këtë periudhë, patatet tashmë janë vjelë dhe janë nxjerrë nga tokat, ndërsa banorët merren edhe me kultivimin e thekres, një traditë që vazhdon prej brezash. Megjithatë, si në shumë zona të tjera të trojeve shqiptare, edhe Shishtavecin e ka prekur dukuria e migrimit masiv të të rinjve. Shumë familje kanë anëtarë të tyre në emigracion, duke e bërë jetën në fshat më të vështirë.

Pamjet nga emisioni tregojnë se pjesë e sfidave të përditshme janë edhe kushtet e vështira ekonomike, infrastruktura e dobët dhe banesat e ndërtuara me mundësi të kufizuara.

“Votra me Valin” sjell kështu historinë e një fshati që, mes punës në arë dhe mungesës së rinisë, përpiqet të ruajë traditën dhe të mbetet gjallë në zemër të maleve të Kukësit.