Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia ruan të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Gollubovc, pamje brenda QKUK-së

Policia ruan të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Gollubovc, pamje brenda QKUK-së

Një numër policësh po e ruajnë të dyshuarin e vrasjes së djeshme të vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

T7 solli pamjet brenda QKUK-së ku shihet policia para dhomës ku i dyshuari po merr trajtimin mjekësor, ndërkaq policë u panë edhe në hyrje të klinikës.

I dyshuari Isufi u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia në fshatin Pllaqicë të Malishevës, i cili kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Nuk dihet ende se si është plagosur, megjithatë policia ka njoftuar se në vendngjarje dje ka gjetur dy armë zjarri.

Kosova në udhëkryqin e saj më të madh
Read more