Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamiti u drejtohet studentëve: Merrini paratë, refuzojeni Albinin

Hamiti u drejtohet studentëve: Merrini paratë, refuzojeni Albinin

Muhamet Hamiti, ish-ambasador i Kosovës në Londër, ka komentuar veprimin e kryeministrit në detyrë për dërgimin e mesazheve për studentët ku i informonte ata për 100 eurot e ndara nga qeveria.

Ai e kritikoi këtë veprim të Kurtit, duke kërkuar nga studentët që ta ndëshkojnë për këtë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti e pati edhe një mesazh për studentët.

“Merrini paratë, refuzojeni Albinin!”, shkroi Hamiti, pasi Metro e publikoi mesazhin që u ishte dërguar mbrëmë studentëve nga Albin Kurti.