Pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili e krahasoi rastin e Astrit Deharit me vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit, ka reaguar ish-deputeti Hisen Berisha. Në një prononcim për TV Arbëria, Berisha e quajti këtë deklaratë “akt të shëmtuar politik e moral” dhe “fyerje për viktimat e luftës dhe dëshmorët e kombit”.
Sipas tij, një deklaratë e tillë “mund të vijë vetëm nga një njeri pa dinjitet e integritet kombëtar”, duke e akuzuar Bashën se po “bashkëpunon politikisht me armiqtë e lirisë” dhe po përpiqet “të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Berisha theksoi se “rasti Dehari po manipulohet dhe mbahet peng për përfitime politike”, duke përmendur edhe lidhjet e mundshme të këtij rasti me “strukturat që synojnë të zhbëjnë vlerat e luftës çlirimtare”.
Në fund, ai tha se deklarata e Bashës është “pjesë e një projekti të menduar mirë për të barazuar krimet e regjimit gjenocidal të Millosheviqit me rastet e brendshme politike”, dhe bëri thirrje që “çdo qytetar që beson në liri dhe drejtësi t’i kundërvihet këtyre politikanëve që janë bërë zëdhënës të armiqve të kombit”.
Prononcimi i Hisen Berisha:
Deklaratë e turpit dhe bashkëpunimit politik me armiqtë e lirisë
Deklarata e sotme e përfaqësuesit të komunitetit “cergash” Dimal Bashës, kryetar aksidental i Kuvendit të Kosovës, se “rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”, përbën një akt të shëmtuar politik dhe moral.
Një deklaratë e tillë mund të vijë vetëm nga një njeri pa kod familjar e kombëtarë, pa dinjitet dhe pa integritet, që dikur ka qenë pjesë e strukturave pro serbe e ruse, hulumtimeve dhe publikimeve që përpiqeshin ta lidhin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me rrjete mafioze, me trafikim droge dhe akuza të fabrikuara nga sherbimi sekret dhe prokuroria serbe dhe ruse, kundër luftës çlirimtare.
Kjo deklaratë u bë duke qëndruar në krah të Albin Kurtit – të atashuarit të politikës serbe në Kosovë që nga takimi i Brezovicës, me udhërat dhe instruksionet e Stanishiqit – për ta ndalur ose të paktën penguar rrugëtimin e Kosovës dhe shqiptarëve drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimeve euroatlantike.
Njëjtë i qëndronte në krah dhe e mburrte këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, kur ky i fundit në konferencë të përbashkët shtypi, deklaronte publikisht para ndërtesës së qeverisë se “UÇK ka kryer krime ndaj serbëve dhe ka vrarë edhe fëmijë”.
Zbardhja e rastit Dehari po manipulohet dhe mbahet peng nga kjo strukturë politike, e përbërë nga individë të dyshimtë në prejardhjen e tyre gjenetike dhe politike, që e kanë përdorur këtë tragjedi për përfitime politike dhe elektorale. Informacionet e shumta dëshmojnë se prindërit dhe bashkëshortja e Astritit nuk u lejuan ta vizitonin asnjëherë pa praninë e njerëzve të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje si monitorues; se provat u zhdukën në Repartin e Mjekësisë Ligjore dhe më pas “u rigjetën”; dhe se ndalimi i hetimeve juridike për zbardhjen e rastit të Astritit kushtëzohet me mos zbardhjen e vdekjes së vëllait të tij, Arbnorit.
Vdekja e Arbnorit, në fakt, shpalos lidhjet dhe objektivat e errëta të kësaj strukture politike, gjatë sulmeve në institucionet e shtetit, dhe rolin e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, e cila ishte arsye e mjaftueshme për ta shpallur ketë krijesë të dyshimtë politike – si organizatë terroriste dhe për ta ndaluar çdo veprimtari të sajë brenda sistemit politik të Kosovës.
Në këtë kuptim, deklarata e Dimal Bashës nuk është thjeshtë një llapsus gjuhësor e politik për shkak të pengesave në të folurit e gjuhës shqipe, por pjesë e një zinxhiri të menduar mirë, që përpiqet të barazojë krimet e regjimit gjenocidal të Millosheviqit me një rast që vetë ky pushtet po e mban peng ngase me veptimtarinë e tyre parapolitike e kanë kushtëzuar të ndodhë.
Një akt i tillë është fyerje për viktimat e luftës, viktimat e akteve monstruoze të dhunimeve, për dëshmorët e kombit dhe për çdo shqiptar që e di çfarë do të thotë të jetosh nën pushtim të një regjimi kriminal si ai i Jugosllavisë e Millisgeviçit.
Këto qëndrime janë dëshmi e qartë e vazhdimësisë së projektit politik që synon të njollosë UÇK-në, të përmbysë të vërtetën historike dhe të zhbëjë çdo vlerë mbi të cilën është ngritur shteti i Kosovës.
Për këtë arsye, çdo qytetar që beson në liri, drejtësi dhe shtet, duhet t’i kundërvihet me vendosmëri këtij soji politikanësh që, për interesa personale dhe pushtet, janë bërë zëdhënës të politikave të armiqve të kombit. Këta meritojnë gjykimin e popullut dhe ndëshkimin e tij jo vetëm politik por edhe për tradhti ndaj interesave të kombit. /TV Arbëria