Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Smakiqi: Mentaliteti i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes është infantil – mungon pjekuria politike

Smakiqi: Mentaliteti i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes është infantil – mungon pjekuria politike

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Smakiqi, i ftuar në emisionin N’Pult me Resim Morinën, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Smakiqit, “mentaliteti i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është infantil, pa pjekuri totale politike”. Ai tha se për tetë muaj, përveç ofendimeve dhe sjelljeve të papjekura politike, vendi është futur në një situatë që ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të lëshojë tri aktgjykime.

“Mentaliteti i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është infantil, pa pjekuri totale politike.”, tha ai.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 vota, kjo u dëshmua për tetë muaj me radhë”, u shpreh Smakiqi.

“Për tetë muaj, përveç ofendimeve dhe sjelljeve infantile, të papjekura politike, kemi arritur në situatën ku u detyrua Gjykata Kushtetuese të lëshojë tri aktgjykime.
Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 vota – kjo u dëshmua për rresht tetë muaj.”, u shpreh smakiqi në emisionin N’Pult. /TV Arbëria