Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Jam skeptik se do të ketë qeveri të re – Vetëvendosja po përpiqet të blejë kohë deri në dhjetor

Kasolli: Jam skeptik se do të ketë qeveri të re – Vetëvendosja po përpiqet të blejë kohë deri në dhjetor

Analisti politik Afrim Kasolli, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai, në lidhje me mandatarin e dytë të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, tha se nuk sheh qeveri të re me në krye Glauk Konjufcën.

“Jam skeptik se do të ketë qeveri”, u shpreh Kasolli.

Kasolli: Interesi kryesor i VV-së ka qenë të blejë sa më shumë kohë – zgjedhjet nacionale iu konvenojnë kur vjen diaspora në dhjetor

Kasolli potencoi se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka tentuar të blejë sa më shumë kohë. Ai shton se qëllimi i tyre është që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në fund të dhjetorit, kur janë prezent edhe mërgimtarët.

“Prej rrjedhjes së afatit kushtetues për mandatarin e parë, Albin Kurtin, shihej qartë që interesi kryesor i Vetëvendosjes ishte që të blinte sa më shumë kohë. Sipas kalkulimeve të tyre elektorale, duhet që zgjedhjet nacionale të përputhen me një prezencë më të madhe të diasporës në Kosovë. Kështu e kam parë”

“Sipas analistëve, data ideale për zgjedhje, nëse dështojnë, dhe që do të dështojë sipas të gjitha gjasave edhe nominimi i dytë, do t’i bije diku më 28 dhjetor, kur jemi mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kosova do ta përmbyllë edhe këtë vit të humbur, siç e tha edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë” shtoi tutje Kasolli.

Kasolli: Më shumë jam që Albin Kurti të jetë kryeministër sesa Glauk Konjufca – Albin Kurti është më i përgjegjshëm sesa Glauku

Gjatë emisionit, Kasolli deklaroi se, sipas tij, para Glauk Konjufcës duhet të jetë kryeministër Albin Kurti, pasi që sipas tij Kurti është më i përgjegjshëm politikisht.

“Për bindjen time politike, jam që Albin Kurti të jetë kryeministër, shumë më shumë sesa Glauk Konjufca. Albin Kurti është më i përgjegjshëm sesa Glauku”

Analisti tutje foli edhe për deklarimet e presidentes Vjosa Osmanit, pasi caktoi si mandatar Glauk Konjufcën. Kasolli theksoi se kjo mund të jetë një dakordim mes Presidencës dhe Kurtit.

“Presidentja tha se kanë gjasa më të mëdha t’i bëjnë votat për mandatarin e dytë. Këtë pretendim të presidentes e rrëzon menjëherë vetë Albin Kurti, i cili thotë se i kemi 56 vota dhe nuk ka shans teorik që të kemi marrëveshje me partitë. Arsyetimi i presidentes rrëzohet politikisht nga vetë subjekti politik të cilin ajo e mandaton”. /TV Arbëria