Veterani i luftës, Agim Pllashniku para disa muajsh ishte përjashtuar nga puna në ndërmarrjen ‘Ibër Lepenc”, e cila udhëhiqet nga Faruk Mujka.
Para se ky të përjashtohej, kishte bërë një aksion simbolik ndaj deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacolli, duke e quajtur ‘hajneshë”, i cili thotë se kjo është edhe arsyeja e ndërprerjes së kontratës së punës, ndërkaq në arsyetimin e “Ibër Lepencit”, thuhej që arsyeja është vonesa dhe ‘mungesa dhe vonesa në punë’ nga Agim Pllashniku.
Derisa gjatë ditës së sotme Pllashniku ka kërkuar përballje televizive me Mujkën.
“E sfidoj Faruk Mujkën të përballemi në debat në cilindo televizion apo studio, kudo në botë, përveç në Serbi, jo, aty ai është në shtëpinë e vetë, e s’dua t’a renoj njeriun në shtëpinë e vetë”, ka thënë Pllashniku.