Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Prend Buzhala: Letërsia është përjetim dhe art i thënies, jo vetëm fjalë e shkruar

Prend Buzhala: Letërsia është përjetim dhe art i thënies, jo vetëm fjalë e shkruar

Prend Buzhala, i ftuar në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën, ka folur për librin e tij më të ri të botuar me titull “Përkuljet e Shenjta”, si dhe për përjetimin e letërsisë dhe rolin e saj në shprehjen artistike.

“Libri është përjetim, botë e emocioneve”

“Libri është përjetim, botë e emocioneve,” u shpreh Buzhala, duke theksuar se për të, letërsia nuk është thjesht fjalë e shkruar, por një mënyrë për të jetuar ndjenjën dhe mendimin përmes artit.

Ai foli edhe për poetikën dhe mënyrën se si ajo lidhet me shkrimtarin dhe procesin krijues.

“Poetika gjithmonë e synon artin, mënyrën e thënies”

“Poetika gjithmonë e kërkon figurën, mënyrën e thënies, si e thua jo çka thua. Gjithmonë e synon artin, artin e thënies,” u shpreh Buzhala.

“Shkrimtarët duhet të jenë në kërkim të gdhendjes së mendimit”

Në vazhdim, ai theksoi se çdo autor duhet të jetë në kërkim të përsosmërisë së mendimit dhe të shprehjes.

“Prandaj shkrimtarët gjithmonë duhet të jenë në kërkim të gdhendjes së mendimit, fjalës dhe figurës, që edhe temën e shndërron në figurë,” përfundoi Buzhala. /TV Arbëria