Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bekim Brestovci: Me Përparim Ramën, Prishtina do të jetë më e jetueshme në katër vitet e ardhshme

Bekim Brestovci: Me Përparim Ramën, Prishtina do të jetë më e jetueshme në katër vitet e ardhshme

Bekim Brestovci, ish-drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, i ftuar në “Arb Debat” me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur rreth qeverisjes katërvjeçare të kryetarit Rama dhe pritjet për zgjedhjet e raundit të dytë për Prishtinën.

Ai flet edhe për kundërkandidatin e Përparim Ramës në kryeqytet, Hajrullah Çekun e VV-së, ku thotë se nuk ka vizion të qartë për qytetin.

“Krejt garimin e bën duke u mbështetur në forcën elektorale të Vetëvendosjes. Por fatkeqësisht nuk po shohim ndonjë projekt, ndonjë vizion të tij të qartë.”

Tutje, Brestovci shprehet i bindur se qytetarët e kryeqytetit do ta zgjedhin Përparim Ramën edhe për katër vitet e ardhshme.

“Qytetari i kryeqytetit, besoj, do të jetë vigjilent dhe do e dijë se cila është e mira e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme, duke u bazuar në punën që e ka bërë kryetari Rama.”

Tutje potencon se gjatë katër viteve, Hajrullah Çeku, si ministër i Kulturës, ka bllokuar projektet e vazhdimit të Komunës së Prishtinës.

Brestovci thotë se me kryetarin Rama, edhe për katër vitet e ardhshme, Prishtina do të jetë edhe më e jetueshme.

“Prishtina do të jetë shumë më e jetueshme sesa mund të paramendohet me çfarëdo qoftë person tjetër i cili do t’i printe eventualisht Prishtinës në katër vitet e ardhshme.” /TV Arbëria