Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Sipas komunikatës, së bashku me padinë, AVONET ka propozuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë në detyrë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

“Ky propozim është ngritur në bazë të nenit 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative, duke u arsyetuar se zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.