Analisti politik Shkëlzen Gashi ka komentuar lidhur me koalicionet e LDK-së me PDK-në në balotazhet e komunave. Sipas tij, LDK ka dështuar të kuptojë mesazhin e votuesve të vet nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“LDK s’e ka marrë seriozisht leksionin që votuesi i vet ia ka dhënë më 14 shkurt 2021. Prandaj, votuesit e LDK-së duhet ta përsërisin këtë leksion,” ka deklaruar Gashi.
Ai shton se koalicioni i LDK-së me PDK-në në pothuajse të gjitha komunat ku ka balotazh është një veprim që mund të ndikojë në perceptimin e votuesve dhe në rezultatet e ardhshme elektorale për këtë parti.