Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shehu për koalicionin me Gjinin: Është dakorduar edhe kryesia e LDK-së, bashkë do ta bëjmë Gjakovën më të mirë

Shehu për koalicionin me Gjinin: Është dakorduar edhe kryesia e LDK-së, bashkë do ta bëjmë Gjakovën më të mirë

“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë – edhe më të mirë,” ka deklaruar Shehu.

Edhe Ardian Gjini, kryetari aktual i Gjakovës i tha Gazetës Blic se ky bashkëpunim e ka synimin që ta bëjnë Gjakovën edhe më të mirë.

“Nuk kemi arritur tek detajet, por po, kemi dakordim që të bashkëpunojmë e ta bëjmë Gjakovën më të mirë,” ka deklaruar Gjini për GazetaBlic.