Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 36-vjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se këta dëshmorë u mbuluan me lavdi të përjetshme duke mbrojtur idealin e lirisë së atdheut dhe se vepra e tyre frymëzoi brezat që çuan drejt çlirimit të vendit.
“Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.