Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të mbajë sot, më 2 nëntor, një fjalim në homazhet që do të zhvillohen në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ceremonia pritet të mbledhë figura të njohura të politikës shqiptare, bashkëpunëtorë të afërt dhe qytetarë që duan t’i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit.
Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook mëngjesin e sotëm, Rama ka ndarë një fotografi të Fatos Nanos, duke e shoqëruar me fjalët e shkurtëra, por domethënëse: “Lamtumirë Fatos Nano!”