Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Blerim Canaj: Kosova qeveriset më mirë nga koalicionet dhe jo nga qeveritë e vetme

Blerim Canaj: Kosova qeveriset më mirë nga koalicionet dhe jo nga qeveritë e vetme

Ish-diplomati Blerim Canaj, në emisionin “ARB Debat” në Arberia TV, ka folur rreth situatës politike në vend dhe sfidave për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Ai ka theksuar se Kosova funksionon më mirë kur qeveriset nga koalicione, duke kritikuar tendencat për pushtet absolut.

“Unë mendoj që veçse e ka traumatize, për faktin që ne kemi njërën anë një palë e cila domosdoshmërisht do që t’i ketë mbi 50% dhe arsyeja sipas mendimit tim deri më tani ne nuk kemi arritur që ta bëjme një qeveri, e që të krijojmë institucionet është pikërisht ajo që dikush të ketë një pushtet absolut në dorën e tij dhe të vazhdoj si e tillë,” ka deklaruar Canaj.

Sipas tij, formimi i qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme do të jetë edhe më i vështirë. “Por tani do ta kemi edhe më problematike mendoj unë, për shkak se marrim dhe e shofim se si ka funksionuar pas zgjedhjeve të kaluara formimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit, mendoj që ketë herë do të jetë edhe më e vështirë të bëhet mbi 80 vota pa kompromise politike, për shkak se në fund të ditës politika është kompromis, pavarësisht asaj se a ka dikush tendenca autokratike apo jo, ne jemi sistem i numrave në Kosovë dhe nëse nuk i ke numrat nuk ke asgjë në dorë,” ka shtuar ai.

Canaj ka potencuar se përvoja e katër viteve të fundit ka treguar se qeveritë e vetme nuk kanë qenë efektive. “Tash në këtë situatë që ishim dhe jemi, mendoj që na ka treguar më së miri që Kosova më së miri është kur qeveriset nga koalicionet dhe jo nga qeveritë e vetme, pse po e them këtë? Për shkak se e kemi parë si kemi funksionuar këto katër vite, shkelje ligjore, shkelje kushtetuese, korrupsion pa asnjë llogarie,” ka përfunduar ai.