Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes treni dhe veture në Prishtinë, një person pëson lëndime

Aksident mes treni dhe veture në Prishtinë, një person pëson lëndime

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në vendin e quajtur “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Arberia TV se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren.

“Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor,” ka deklaruar Pllana.

Ai ka shtuar se me rastin po merret njësia e Trafikut Rajonal të Prishtinës, ndërsa hetimet janë në proces për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.