Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani: Mandatarin e dytë mund ta propozojë edhe partia e fundit, vetëm duhet të argumentojë se e ka shumicën

Osmani: Mandatarin e dytë mund ta propozojë edhe partia e fundit, vetëm duhet të argumentojë se e ka shumicën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mandatari i parë i takon partisë së parë, derisa për mandatrin e dytë është në diskrecion të presidentes dhe se propozim mund të bëjë edhe një parti tjetër, e cila mund të jetë edhe që ka dalë e fundit në zgjedhje.

Osmani ka thënë se vetëm duhet që partia që propozon mandatarin të argumentojë që ka shumicën.

“Sa i përket mandatarit të parë i takon vetëm partisë që ka dalë e parë në zgjedhje, sa i përket të dytit, mundet edhe i fundit me propozu, vetëm me argumentu që ka gjasa me kriju shumicë”, ka thënë Osmani.