Shkruan: Afrim Kasolli
Largimi prej listës së zezë nga SHBA-të, drejtuesit shumëvjeçar të Republika Srpskës, Millorad Dodik, dhe disa prej anëtarëve të rrethit të tij të ngushtë familjar e biznesor, ka shkaktuar një befasi të jashtëzakonshme politike.
Ish-lideri i serbeve të Bosnjës, është i njohur për qëndrimet e tij mohuese ndaj gjenocidit që forcat paramilitare dhe ushtarake serbe e kishin kryer ndaj popullsisë civile myslimane, gjatë luftës 1992-1995, si dhe minimin e Marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund atij konflikti të përgjakshëm, por e la vendin t ndarë në njërën anë ndërmjet federatës boshnjako-kroate, si dhe entitetit serb në anën tjetër. Milorad Dodik po ashtu, ndër vite e ka ofruar vetën në një aset të rëndësishëm strategjik të liderit rus, Vladimir Putin në rajo,n si dhe është zotuar se do të shndërrohet në varrëmihsin përfundimtar të shtetit të Bosnjës edhe ashtu të brishtë, duke e ndarë entitetin serb nga ai shtet dhe duke e integruar atë me Republikën e Serbisë.
Madje në funksion të këtij projekti separatist i bekuar edhe nga projekti hegjemonik i Botës Serbe, Kuvendi i serbëve të Bosnjës kishte votuar në favor të anulimit të shumë prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës ashtu edhe aktet administrative të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar Christian Schmid.
Pikërisht për shkak të këtij roli destruktiv , Milorad Dodik, u dënua nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit. I njëjti kuptohet ishte deklaruar se nuk do ta njoh këtë gjykim dhe se nuk do ndal aktivitetin e tij politik.
Mirëpo, para pak dite ndodhi një kthesë e befasishme. Ai u tërhoq formalisht nga jeta politike dhe publike si dhe Kuvendi Popullor i Republika Sërpskës i anuloi ligjet antikushtetuese. Ky ndryshim ndodhi pas një vizite të bashkëpunëtoreve të tij me të ngushtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj, me të drejtës shumë analistë kanë ngritur dilema se edh suspendimi i sanksioneve ekonomike ndaj Milorad Dodikut mund të jetë pasojë e një marrëveshje të fshehtë ndërmjet tij dhe zyrtarëve të lartë amerikan për një tranzicion gradual të pushtetit. Në një prononcim për mediumin Evropa e Lirë, Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike në Departamentin për Studime Sllave dhe të Evropës Lindore në Universitetin e Londrës, ka deklaruar se si duket “Qeveria amerikane ka arritur marrëveshje me Dodikun dhe e ka bërë këtë jashtë Evropës, dhe do të thosha, edhe jashtë Bosnjës e Hercegovinës, por edhe Serbisë”. Ngjashëm pak a shumë mendon edhe analisti tjetër Daniel Server nga Universitetin Johns Hopkins. Ai ka pohuar se desanksionimi i Dodikut mbase mund të jetë një lloj shpërblimi diplomatik, për dorëheqjen e tij nga Presidenca. Kurse, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) është shprehur se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të.
Sidoqoftë, ndonëse nuk mund të mohohen që marrëveshje të tilla sekrete në prapaskenë të kenë ndikuar në largimin nga Lista e Zezë e Milorad Dodikut nga kjo administratë, megjithatë sipas mediumit CNN, një epilog i tillë nuk përjashtohet të jetë edhe si rezultat i lobimit intensiv në rrethin e presidentit Trump, të cilët e portreziuan liderin nacionalist serb si një pishtar të “vlerave të krishtere” në një vend me shumicë myslimane dhe që është viktimë e komploteve të brendshme ngjashëm si vetë presidenti Trump në SHBA.
Vetë Dodik e përshëndeti këtë vendim si dhe e quajti atë si korrigjim të një padrejtësie ndaj tij dhe Republikës që e drejtonte nga administrata Obamës dhe Bidenit. Por sipas mediumit në fjalë i njëjti qëllimisht nuk e ka përmendur faktin se ai ishte ndëshkuar edhe nga administrata e parë e Trumpit në korrik të vitit 2017 pikërisht për rolin e tij destruktiv në raport me Marrëveshjen e Dejtonit. Administrata Biden vetëm i përforcoi sanksione të tilla.
Prandaj, sipas shkrimit të sipër cekur një kontribut të rëndësishëm në këtë vendim kanë mundur ta japin persona si Rod Blagojevich- ish guvernatori i Ilinoisit- i cili i kishte kaluar tetë vite në burg i akuzuar për korrupsion. Por i cili u fal nga Presidenti Trump.
Blagojevich është i njohur për postimet e tij në mbështetje të Dodikut. Megjithatë, kjo mbështetje nuk është e rastësishme, sepse firmat e Blagojevich-it, kanë nënshkruar kontratë më Qeverinë e Srpksës me motiv lobimin për përfaqësuesit e shtetit për taa parandaluar atë që p “perceptohet si një gjueti shtrigash kundër zyrtarëve të këtij entiteti”.
Ndërkohë, Marc Zell, një tjetër lobist, po ashtu ka nënshkruar kontratë me Republika Srpskën në dhjetor të vitit 2024, me vlerë prej 1 milionë dollarë, plus bonuse nëse kompania e tij do të arrinte me sukses heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kësaj kampanje i janë bashkuar edhe figura tjera të Lëvizjes MAGA. Laura Loomer një përfaqësuese e së djathtës ekstreme dhe me lidhje të drejtpërdrejta me Presindetin Trump. ka shkruar se shkarkimi i Dodikut nga posti i presidentit të Srpskës ishte “shembulli më i fundit i sulmeve të hapura kundër liderëve të ngjashëm me Trump-in në mbarë botën.” Sipas saj lideri i serbëve të Bosnjës si një lider “i krishterë” – po “përballet sulme të pamëshirshme politike nga një koalicion myslimanësh dhe globalistësh.”.
Ndërkohë afirmimi i kauzës së shfajësimi publik të Dodikut, pa dyshim se e ka arritur kulmin kur Rudy Giuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe ish-avokati personal i Trump-it, a pat vizituar Srpskën në shkurt si dhe duke shfaqur me kapele me mbishkrimin “Make Srpska Great Again” përkrah kapelave të famshme MAGA të Trump-it.
Ky zhvillim me të drejtë ka ngritur edhe shqetësimin se si duke persona me ndikim politik destruktiv duke u bazuar forcën kletokratike të kapitalit, mund të fitohet aminisitimi publik. Madje këto qëllime profane të maskohen edhe me ideologji fetare. /TV Arbëria