Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Kosova shënon përmirësim në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit për vitin 2025

Kurti: Kosova shënon përmirësim në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit për vitin 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vendi ka shënuar përmirësim në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2025, të publikuar nga Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project), në një kohë kur pjesa më e madhe e botës po përballet me rënie në këtë fushë.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se Kosova renditet e 3-ta në rajon, në mesin e 15 vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, dhe e 2-ta në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6), duke theksuar progresin e qëndrueshëm të vendit gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas tij, Kosova kryeson në katër fusha kryesore të matjes së sundimit të ligjit:

Kufizime në pushtetin qeveritar, Rend dhe siguri, Mungesa e korrupsionit dhe Qeverisje e hapur.

“Rezultatet na tregojnë se po ecim në drejtimin e duhur – teksa mbetemi të përkushtuar për të bërë më shumë, veçanërisisht në forcimin e sektorit tonë të drejtësisë, si një nga prioritetet tona kryesore për mandatin e ardhshëm,” ka theksuar Kurti.