Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Paga minimale, Shala për Vetëvendosjen: S’kanë mandat as autoritet, por orvaten të paraqiten “engjuj të rremë”

Paga minimale, Shala për Vetëvendosjen: S’kanë mandat as autoritet, por orvaten të paraqiten “engjuj të rremë”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka propozuar pagë minimale 500 euro.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili u shpreh se rritje të tillë të pagave punëtorët kanë merituar që moti, por që pushetarëve iu kujtua vonë.

Shala në një prononcim për GazetaBlic, u shpreh se Qeveria Kurti për vite me radhë ka përbuzur dhe nënçmuar punëtorët dhe të gjithë, duke i mashtruar me premtime të tilla.

“Punëtorët e kanë merituar që moti ngritjen e pages minimale. Por këtyre ish-ministrave u ra në mend vonë, pas 4 vitesh”.

“Qeveria Kurti 4 vite i përbuzi, nënqmoj sindikatat, këshillin ekonomiko-social, shoqatat e dala nga lufta, shërbyesit civil dhe tani në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të reja po orvatet të luaj me ndjenjat e nevojtareve, duke i mashtruar me premtime të tilla”.

Sipas tij, partitë politike po paraqiten si “engjuj të rremë”, sepse sot nuk kanë asnjë lloj mandati e autoriteti vendimarrës financiar.

“Ku ishte ish-Kryeministri dhe ish-Ministri para 5 viteve?!- përfundoi Shala.

“Këta të cilët sot nuk e kanë asnjë lloj mandati e autoriteti vendimmarrës financiar, orvaten të paraqiten “engjuj të rremë””, shtoi Shala.