Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Itali: Zhduket pa lënë gjurmë 35-vvshqiptare, nënë e 2 fëmijëve

Itali: Zhduket pa lënë gjurmë 35-vvshqiptare, nënë e 2 fëmijëve

Ditët kalojnë, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengun, 35-vjeçaren shqiptare që jeton në Trento të Italisë prej vitesh. Këtë të mërkurë u mbush saktësisht një javë që kur nëna e dy vajzave është zhdukur.

Më 22 tetor, gruaja ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjes për të shkuar në punë, por pasdite nuk u kthye në shtëpinë ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat. Anëtarët e familjes ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen e saj dhe nisën kërkime në qytet.

Kërkime u kryen edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e Njësisë së Shpëtimit në Lumë të Departamentit të Zjarrfikësve të Trentos. Rezultatet e këtij kërkimi, si dhe ato që pasuan në ditët në vijim nuk patën asnjë rezultat.