Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Muharremaj: “Ne e kemi punën, ata arsyetimin përmes urrejtjes – qytetarët do ta përcaktojnë të ardhmen me votë”

Muharremaj: “Ne e kemi punën, ata arsyetimin përmes urrejtjes – qytetarët do ta përcaktojnë të ardhmen me votë”

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikëve të tij politikë me një mesazh për qetësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

“Mos u shqetësoni për ta. Ani pse shpifin, shajnë e urrejnë. Duhet t’i kuptojmë sepse u kanë mbetë të vetmet ‘armë’”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka theksuar se kundërshtarët politikë do të duhet të mësohen me realitetin e ri politik dhe me vlerat e punës për qytetarët.

“Do të mësojnë gradualisht, se humbjet nuk zëvendësohen e as nuk arsyetohen me arrogancë. Do t’i mësojmë, se si duhet të zgjohen shumë herët, për t’iu shërbyer qytetarëve”, ka shtuar ai.

Muharremaj ka theksuar se gara politike duhet të jetë për ide dhe punë, jo për urrejtje.

“Ne e kemi punën. Ata arsyetimin përmes urrejtjes. Ne, jetojmë në demokraci. Ne votojmë. Dhe, e përcaktojmë të ardhmen. Pastaj punojmë për të gjithë pa dallim”, përfundoi kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës.