Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti pas njohjes nga Siria: “Tre njohje të reja, tre partneritete më shumë për Kosovën”

Kurti pas njohjes nga Siria: “Tre njohje të reja, tre partneritete më shumë për Kosovën”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap të madh diplomatik për vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti kujtoi se brenda këtij viti Kosova është njohur nga tre shtete — Kenia, Sudani dhe tani Siria — duke e përshkruar këtë si një arritje të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë,” shkroi Kurti.

Ai shtoi se nga tani Kosova do të punojë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Sirinë, duke synuar bashkëpunim me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjata.