Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramush Haradinaj përgëzon njohjen e Kosovës nga Siria: “Kosova qëndron krah botës demokratike”

Ramush Haradinaj përgëzon njohjen e Kosovës nga Siria: “Kosova qëndron krah botës demokratike”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Siria, duke e konsideruar këtë si një sukses të rëndësishëm të diplomacisë shqiptare dhe rezultat të bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj ka vlerësuar punën e Presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se përpjekjet e saj kanë çuar numrin e shteteve që e njohin Kosovën në 120 vende.

Ai gjithashtu nënvizoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah botës demokratike dhe aleatëve të saj, duke forcuar pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.